Google ADS

Situata në veri, vjen reagimi nga Rusia

13:55 | 29 Maj 2023
L G

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, ka thënë se situate në Kosovë është e tensionuar, e papranueshme dhe shqetësuese.

“Sjellja ndaj popullatës serbe, e cila këto ditë po proteston kundër marrjes së paligjshme të pushtetit është shqetësuese”, tha ai në një intervistë për Russia Today Balkan.

Lavrov ka thënë se Perëndimi e ka përkrahur pavarësinë e Kosovës edhe pse nuk ka pasur referendum, ndërsa i njëjti parim nuk është përdorur në rastin e Krimesë.

Ai theksoi se zgjedhjet për kryetarë të komunave në veri të Kosovës janë jolegjitime.

Sipas tij në to kanë marrë pjesë vetëm rreth tre për qind e popullsisë.

“Një konflikt po lulëzon në qendër të Evropës, në të njëjtin vend ku në vitin 1999, NATO kreu agresion kundër ish-Jugosllavisë. Sjellja ndaj popullatës serbe, e cila këto ditë po proteston kundër marrjes së paligjshme të pushtetit në veri të provincës autonome, është shqetësuese”, deklaroi Lavrov./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme