Përfundon takimin me Presidenten, ambasadori i SHBA-ve tregon çfarë biseduan

11:31 | 29 Maj 2023
L G

Ka përfunduar takimi i ambasadorit të Shteteve të  Bashkuara të Amerikës (SHBA), Jeff Hovenier me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Pas takimit, Hovenier tha se me Osmanin biseduan për çështjen aktuale në veri të vendit.

“Jam takuar me Presidenten Osmani me kërkesë të sai, për shkak të shqetësimeve që kemi për situatën ne veri. Unë i kam ftuar në takim katër kryetarët e komunave veriore”, tha ambasadori i SHBA-ve.

Po ashtu, ai tha se kryetarët e komunave veriore duhet ta kryejnë punën e tyre, por jo të hyrjnë me forcë në objektet komunale.

“I keni parë reagimet tona, janë shume të qarta. Jemi të shqetësuar për situatën në veri. Kryetaret duhet të kryejnë detyrat e tyre, por jo te hyrinë në objektet komunale me forcë”, tha ambasadori Hovenier.

Ndryshe, para takimit për të paren e shtetit, ambasadori i SHBA-ve ka takuar edhe dy nga katër kryetarët e komunave veriore që i kishte ftuar në takim, kryetarin e Komunës së Zveçani, Ilir Pecit dhe Izmir Zeqirit të Komunës së Zubin Potokut./Arbresh.info/

LEXO EDHE

Ambasadori i SHBA-ve del nga takimi me kryetarët e komunave veriore, niset drejt Presidencës – Arbresh.info

Të ngjashme