Google ADS

Fitorja e Erdoganit u festua edhe në Kosovë e Maqedoni

07:45 | 29 Maj 2023
Emir Abduramani

Recep Taip Erdogan ka arritur fitore edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi, kështu duke u rizgjedhur edhe për 5 vite në krye të Turqisë.

E për të festuar fitoren e tij, në gjitha qytetet e Turqisë tashmë ka shpërthyer festa, ndërsa për këtë fitore festimet nuk kanë munguar as edhe në Kosovë e Maqedoni.

Në Kosovë qyteti i Prizrenit ka bërë përgatitjet për të nisur festën, ndërsa në Maqedoni, mbështetës të Erdoganit festojnë në Çarshinë e vjetër të Shkupit, në qytetin e Gostivarit si dhe në disa fshatra të Shkupit.

Të ngjashme