Google ADS

Ambasada britanike: Veprimet e njëanshme ndikojnë negativisht në marrëdhëniet me vendet e QUINT-it dhe BE-në

22:59 | 28 Maj 2023
E.H

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë e ka shpërdarë qëndrimin e vendeve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian për komunat veriore.

Me anë të një postimi në Twitter, kjo ambasadë thotë se e përsërisin deklaratën e tyre të lëshuar më 26 maj, në të cilin dënon veprimet e tilla të Kosovës për hyrje me forcë në ndërtesat e këtyre komunave.

“Veprimet e reja të njëanshme do të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet me vendet e Quintit dhe BE-në”, thuhet në reagim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme