Google ADS

Trepça 89 me akuza ndaj FFK-s: Urojmë FFK-në për Skandalin e sotshëm

20:24 | 28 Maj 2023
Orgesa Haziri

Xhiroja e fundit e Superligës u mbush me polemika, pas disa rasteve të dyshimta në dy ndeshjet vendimtare.

Në ndeshjet e dy skuadrave që po luftonin për mbijetesë ndodhën disa raste të dyshimta.

Ferizaj mposhti Dukagjinin, kurse Trepça ’89 – Prishtinën.

Pavarësisht fitores skuadra nga Mitrovica ra nga Liga, kurse Ferizaj mbeti në barazh.

Trepça 89 ka fajësuar FFK-në për këtë.

Sipas tyre, Federata ka ku dirigjuar ndeshjen dhe ka ndikuar direkt në rezultat.

“Së pari urojmë FFK-në për Skandalin e sotshëm ku pa kurrfarë marre dirigjon ndeshjen dhe ndikon direkt në rezultat. U panë sot dashakëqijtë e Futbollit se si e bastarduan futbollin, se si mbrojti FFK-ja klubet servile të saj, ato klube që e përkrahën gjatë Kuvendit të fundit zgjedhorë. Kjo çka ndodhi në Ferizaj është fytyra e vërtetë e kësaj Federate”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme