Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka vizituar sot veriun e vendit ku është shprehur e acaruar ndaj pranisë së madhe të forcave policore.
Veçanërisht ajo mllefin ndaj këtij veprimi e ka shprehur tek pjesëtarët policorë të vendosur pranë Komunës së Zveçanit.
Von Cramon, atyre edhe iu drejtua me ashpërsi: ”Çfarë dreqin ju sollu juve këtu?”.
Ajo këtë reagim e shprehu gjatë vizitës së sotme të saj në komunat veriore, ndërsa dëgjoht t’u drejtohet forcave policore edhe me pyetjen: ”Ku është kërcënimi këtu?”
Ndërsa njëri nga policët, dëgjohet t’i sqarohet asaj se ”Kemi ardhë me e mbrojtë kryetarin kur të zgjedhet”, duke shtuar se këtë e kanë për detyrë ta bëjnë.
Mirëpo kur mori përgjigjien, Von Cramon duket se u pendua, duke paralajmëruar se kureshtjen e saj duhet ta shuaj diku tjetër, mbase tek qeveria në krye me Albin Kurtin kryeministër.
”Nuk ju fajësoj, mos më keqkuptoni”.
”Nuk ju takon juve të shkëputet se ku do të punoni”.
”Pyetjet e mia duhet t’i bëj në Prishtinë”, shtoi ajo mes tjerash ndërsa largohet.
Për më shumë ndiqni pamjet, të cilat janë publikuar në facebook, nga aktivisti Aleksandar Aco Arsenijeviq në facebook.
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...