Xhiroja e fundit e Superligës u mbush me polemika, pas disa rasteve të dyshimta në dy ndeshjet vendimtare.
Në ndeshjet e dy skuadrave që po luftonin për mbijetesë ndodhën disa raste të dyshimta.
Ferizaj mposhti Dukagjinin, kurse Trepça ’89 – Prishtinën.
Pavarësisht kësaj, Kryetari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ka thënë se futbolli kosovar është ngritur.
“Suksese të gjithëve që kanë shkuar në Evropë. E kemi edhe finalen e Kupës. Besoj se do të jetë ndeshje interesante. Edhe fituesi i Kupës do të zgjojë kërshëri te shikuesit. Skuadrat që janë larguar u dëshiroj sukses në të ardhmen, ndërsa sukses u dëshiroj edhe skuadrave që janë inkuadruar në Superligë. Po bëjmë gjithçka që është e mundur për ngritjen e futbollit. Liga jonë sigurisht është ngritur tanimë në UEFA. Uroj që ekipet tona të paraqiten sa më mirë dhe të ngrihemi edhe më lartë në Evropë. Kjo e përmirëson edhe futbollin dhe ekipet tona”, është shprehur ndër të tjera Ademi./Arbresh.info/
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë