Gazetarja serbe, Vera Rankoviq ka treguar se si mediat e afërta me pushtetin e Aleksandar Vuçiqit kanë raportuar rrejshëm rreth gjendjes së ndodhur ditë më parë në veri të Kosovës.
Rankoviq me anë të një shkrimi në Facebook, thotë se mediet e Vuçiqit ka raportuar kinse qytetarët serbë janë përplasur me forcat e sigurisë së Kosovës.
“Si gazetare nuk mund të hesht. Mediat e Vuçiqit janë edhe më keq, duke raportuar se forcat e sigurisë së Kosovës të armatosura rëndë janë ‘përleshur’ me ‘qytetarët serbë’”, shkruan Rankoviq.
“Më duhet të korrigjoj: nuk ishte asnjë shtetas serb, por një bandë me maska të zeza që u përgatitën për trazira dhe qëllimi i tyre ishte të pengonin kryetarët shqiptarë (të cilët ligjërisht, sipas bashkësisë ndërkombëtare, fituan zgjedhjet që serbët vetë i bojkotuan me urdhër të Vuçiqit dhe Radojçiqit) për të ardhur në vendin e tyre të ri të punës”, shton ajo.
Sipas saj, nga këto trazira përfitonte Vuçiqi dhe se kërkon që të mos bëhen titujt nxitës sikurse tabolidi beogradas Informer.
“Sigurisht që policia e Kosovës do të ndërhyjë – kush nuk do të ndërhynte? – që u bë menjëherë shkak në që Vuçiq do ta aktivizonte ushtrinë dhe ta vendoste drejt kufirit [me Kosovën]. Edhe një herë, një gjysmë informacion do të nxiste urrejtje dhe kush përfiton nga kjo veç Vuçiqit?”, pyet Rankoviq.
“Mos përdorni tituj nxitës si Informer”, përfundon gazetarja serbe.
Gjatë të shtunës, turma të mëdha të protestuesve që janë kundër Qeverisë së Serbisë kanë rrethuar ndërtesën e Radio Televizionit shtetëror Serb (RTS), duke kërkuar që Vuçiq të mos ketë kontroll ndaj medieve kryesore.
Jashtë zyrave qendrore të RTS-it, turmat fishkëllenin dhe brohoritnin me zë të lartë. Ata thonë se televizioni shtetëror në bazë të ligjeve duhet të jetë i paanshëm si transmetues publik, por sipas tyre, ka qenë i hapur si pro-qeveritar, shkruan telegrafi.
Të mbajtura për herë të katërt që nga të shtënat e fillimit të majit, protestat e udhëhequra nga opozita duket se po shndërrohen në revoltën më të madhe kundër sundimit autokratik të Vuçiqit gjatë mbi 10 viteve të tij në pushtet.
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...