Google ADS

Mehaj kujton dëshmorët e familjes Kastrati: Amanetet e dëshmorëve t’i dërgojmë në vend

16:43 | 28 Maj 2023
E.H

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë homazhe të varrezat e familjes Kastrati në Pejë në 24 vjetorin e rënies.

Bashkë me ministrin Mehaj ishin edhe ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

“Sot së bashku me ministren Rozeta Hajdari dhe Ministrin Krasniqi, në 24 vjetorin e rënjrs për liri bëmë homazhe në nderim të dëshmorëve të familjes Kastrati”, shkroi Mehaj në rrjetin social Facebook.

Ai ka theksuar se familja Kastrati ishte ajo që sakrifikoi gjithçka për atdheun, që sot gëzojmë lirinë.

“E kemi obligim që amanetet e tyre t’i dërgojmë në vend”, shtoi më tej ministri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme