Agjencia Kineze e Hapësirës Kibernetike (CAC) ka mbyllur 67,000 llogari të mediave sociale dhe kishte fshirë qindra mijëra postime midis 10 marsit dhe 22 majit, si pjesë e një fushate më të gjerë “korrigjimi”.
Kina ka rishikuar miliarda llogari përdoruesish që nga viti 2021 për të pastruar hapësirën kibernetike dhe për ta bërë më të lehtë për autoritetet kontrollin e saj.
Në fushatën e fundit, llogaritë në aplikacionet sociale të njohura kineze si WeChat, Douyin dhe Weibo u skanuan.
Nga gjithsej 67,000 llogari të mbyllura, 8,000 prej tyre u mbyllën për “përhapje të lajmeve të rreme, thashethemeve dhe informacioneve të dëmshme”.
Rreth 930,000 llogari të tjera u ndëshkuan në mënyrë më të butë, nga heqja e të gjithë ndjekësve deri te pezullimi i fitimeve të tyre.
Pekini arreston shpesh qytetarë dhe censuron llogaritë për ndarjen e informacionit që konsiderohet i ndjeshëm ose kritik ndaj Partisë Komuniste, qeverisë ose ushtrisë. /abcnews.al
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...