Google ADS

Qyteti i Dortmundit i veshur verdhë, në pritje me shpresën për tu shpallur kampionë

14:16 | 27 Maj 2023
K.B

Dortmundi dhe Bayerni sot luajnë xhiron më interesante të sezonit, pasi janë në garë direkte për titull.

Dortmundit që përballë do ta ketë Mainzin i duhet vetëm fitorja për ta siguruar vendin e parë në tabelë, ku diferenca me Bayernin është vetëm dy pikë.

Qysh në orët e hershme të mëngjesit, tifozët kanë dalë në qytetin e Dortmund të veshur të gjithë me fanellën e verdhë.

Ndeshja kundër Mainz nis nga ora 15 e 30 dhe në rast se arkëton tre pikë, ata fitojnë titullin e Bundesligas pas një kohe tejet të gjatë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme