Autoritetet e imigracionit dhe Garda Kombëtare shpëtuan të premten 175 migrantë, përfshirë 30 të mitur, që udhëtonin brenda një kamioni në Meksikën jugore.
Zyrtarët thanë se emigrantët vinin kryesisht nga Chiapa de Corzo në Chiapas, rajon kufitar me Guatemalën dhe një pikë kryesore për emigrantët nga Amerika Qendrore dhe Jugore.
Instituti Kombëtar i Migracionit raportoi se në kamion kishte emigrantë nga Guatemala, Ekuadori, El-Salvadori, Republika Domenikane dhe Pakistani, përfshirë 30 udhëtarë të mitur.
Rasti vjen pas skadimit të ligjit “Title 42” në SHBA – një politikë e periudhës së pandemisë së koronavirusit që lejonte autoritetet amerikane të dëbonin migrantët. Autoritetet meksikane kanë ndarë burime për të kontrolluar flukset e migracionit nga Amerika Latine në Meksikë.
Me përfundimin e “Title 42”, SHBA-ja ka zbatuar politika për të siguruar një fluks të rregullt imigracioni.
Edhe pse autoritetet meksikane kanë raportuar rënie të numrit të emigrantëve që udhëtojnë nga kufiri jugor, rrëmbime të emigrantëve janë raportuar në kufijtë e Meksikës.
Autoritetet njoftuan shpëtimin e 113 emigrantëve në veri të Meksikës në shtetin Sonora më 7 maj.
Më 18 maj, autoritetet arritën të shpëtonin 50 emigrantë në San Luis Potosi, të cilët u rrëmbyen ndërsa udhëtonin me një autobus nga Tapachulas, Chiapas, për në Nuevo Leon në Meksikën veriore./abcnews
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...