Mbretëresha Elizabeth II u përball me një kërcënim potencial për vrasjen e saj gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara në vitin 1983.
Lajmin e bën të ditur FBI-ja e cila ka publikuar një bllok dosjesh që lidhen me vizitën e monarkes në Amerikë, rreth 1 vit nga vdekja e saj.
Dokumentet tregojnë se si Byroja Federale e Hetimeve, që ndihmoi në garantimin e sigurisë së mbretëreshës gjatë vizitës, ishte e shqetësuar për kërcënimet që vinin nga IRA.
Kërcënimi për vrasje iu bë një oficeri policie në San Francisko.
Sipas njërës prej dosjeve, një oficer që frekuentonte një pab irlandez në këtë qytet lajmëroi agjentët federal për një telefonatë që një person kishte bërë tek lokali ku shkonte.
Telefonuesi i kishte thënë oficerit se kërkonte hakmarrje për vajzën e tij që kishte mbetur e vrarë në Irlandën e Veriut nga një plumb i qëlluar nga forcat angleze.
Kërcënimi erdhi më 4 shkurt 1983, rreth 1 muaj përpara se Elizabeth II dhe bashkëshorti i saj, princi Philip të vizitonin Kaliforninë.
“Ai do të përpiqej të lëndonte mbretëreshën Elizabeth dhe do ta bënte këtë duke hedhur ndonjë objekt nga ura “Golden Gate” mbi Jahtin Mbretëror të Britanisë, ku ky i fundit të lundronte poshtë saj.
Ndërsa një tjetër përpjekje ishte kur monarkja të vizitonte Parkun Kombëtar Josemit, thonë dokumentet.
Për t’iu përgjigjur kërcënimit, shërbimet sekrete amerikane planifikuan të mbyllnin aksesin në urën “Golden Gate” në momentin kur jahti të afrohej. Ndërkohë, mbetet e paqartë se çfarë masash u morën tek parku Josemit, ku vizita u zhvillua pa incidente. Në dokumentet e FBI-së nuk ka të dhëna për arrestime të kryera./euronews
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?