Google ADS

Haxhiu thirrje Qeverisë Kurti: Mos u tërhiqni

22:55 | 26 Maj 2023
K.B

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri të vendit.

Haxhiu përmes një shkrimi në “Facebook”, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të mos tërhiqet për shkak të dhunës nga strukturat serbe, pasi që çdo tërheqje nga sundimi i ligjit është autonomi për serbët.

“Shteti i Kosovës nuk duhet të tërhiqet për shkak të tensioneve e dhunës së huliganeve dhe strukturave paralel të organizuar nga Beogradi. Çdo tërheqje e Qeverisë nga sundimi i ligjit dhe sovranitetit do të thotë AUTONOMI për serbët në Veri”, ka shkruar Haxhiu./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme