Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka ngritur ngritur kallëzim penale në Prokuronin Themelore të Prishtinës, kundër të dyshuarit R.A., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1981).
Nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.
Në njoftimin e policisë thuhet se I dyshuari duke përdorur autoritetin zyrtar (zyrtar i lartë për monitorimin e transportit qeveritar në MPB), dyshohet se që nga viti 2020, ka shfrytëzuar parkingun e ministrisë për veturat e kompanisë private ‘…renta car’.
Me të pranuar informatën nga një medium publik, Prokuroria Themelore Prishtinë, ka autorizuar policinë për fillimin e hetimeve ndaj këtij të dyshuari.
Gjatë punës hetimore, policia ka arritur të sigurojë dëshmi se i dyshuari në vazhdimësie ka kryer ketë vepër penale nga viti 2020. Policia ka gjetur e sekuestruar prova për kryerjen e kësaj vepre.
Në njoftim thuhet se i dyshuari është intervistuar, është iniciuar rasti si më lart dhe me aktvendim nga prokurori kompetent rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda