Shtetet e QUINT-it kanë reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.
Ata dënuar fillimisht vendimin e Kosovës për “të detyruar” hyrjen në ndërtesat e komunave.
Në reagimin e tyre thuhet gjithashtu se janë të shqetësuar edhe për vendimin e Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së ushtrisë së saj.
Shtetet e QUINT-it i bëjnë thirrje Kosovës që të menjëherë të tërhiqet dhe “të koordinohet ngushtë me EULEX dhe KFOR”.
“Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes tonë për përmbajtje. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen dhe të de-përshkallëzohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in.” – thuhet në komunikatë.
QUINT ka dënuar edhe sulmet ndaj EULEX në Zveçan.
Këto shtete kanë shprehur shqetësimin e tyre edhe për vendimin e Serbisë që ta ngrisë nivelin e gatishmërisë të Forcave të saj të Armatosura, duke bërë thirrje për “përmbajtje maksimale”.
“Ne jemi të shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së Forcave të saj të Armatosura në kufirin me Kosovën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Francës, Italisë, Gjermanisë, Mbretësisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës/Arbresh.info/
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...