Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se është duke i përcjellë me shqetësim zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Ziadeh ka thënë tutje se zgjidhja e kësaj duhet të bëhet përmes dialogut Kosovë-Serbi.
“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Ziadeh po ndjek me shqetësimin më të madh situatën në zhvillim në veri të Kosovës. Ajo u bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme përshkallëzuese dhe të ndërmarrin hapa urgjentë për të rivendosur qetësinë. Ajo thekson nevojën për të gjetur një zgjidhje brenda kuadrit të Dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në reagimin e UNMIK.
Ndryshe, sot ka qenë dita e parë e punës për kryetarët e rinj të komunave të veriut një ditë pas dhënies së betimit pas zgjedhjeve të mbajtura para pak kohësh.
Qytetarët serbë kanë vendosur që t’i pengojnë ata për të shkuar në zyret e tyre. Një gjë e tillë ka bërë që aty të shkojë edhe Policia e Kosovës.
Ka qenë ky momenti kur situata është përshkallëzuar dhe Policia e Kosovës është sulmuar, me ç’rast janë lënduar disa policë e edhe janë djegur disa vetura.
Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim zyrtarë rreth të gjitha zhvillimeve të deritanishme në veri të vendit.
Sipas njoftimit të policisë, nga tensionet në veri deri tash kanë pësuar lëndime të lehta trupore pesë zyrtarë policorë, raporton Arbresh.info.
Po ashtu, katër vetura kanë pësuar dëme si pasojë e sulmeve të protestuesve serbë ndaj policisë.
“Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë (5) zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore. Po ashtu janë shkaktuar dëme materiale ndaj katër (4) automjeteve zyrtare, njërës prej tyre ia kanë vënë zjarrin. Dyshohet se në afërsi janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por që ende nuk dihet lokacioni i saktë”, bënë të ditur policia.
Krejt kjo erdhi pasi disa serbë u mblodhën para ndërtesave të komunave, për të mos lejuar kryetarët e rinj të hyjnë në komunë.
“Me qëllim të pengimit të hyrjes së kryetarëve të komunave në vendet e tyre të punës, pranë hyrjeve të objekteve komunale të tri komunave janë tubuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, për të mos lejuar hyrjen e tyre dhe stafit përcjellës në objektet zyrtare të komunave. Përveç personave të angazhuar dhe automjeteve/mjeteve të tyre të vendosura në afërsi dhe pranë objekteve komunale, në komunat veriore janë lëshuar edhe alarmet të cilat përdoren nga strukturat kriminale për mobilizim dhe tubime”, thuhet në njoftim
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...