Dy patrulla të KFOR-it janë vendosur tek ura e Zveçanit.
Nga fotografitë e Arbresh.info shihet se ato janë vendosur tek ura e Zveçanit, dhe po qëndrojnë në gjendje gatishmërie.
Në këtë komunë sot ka pasur tensione ku qytetarë të shumtë serbë janë mbledhur para objektit të komunës, për të mos e lejuar kryetarin e ri Ilir Peci që të hyjë në objekt, pasi e mori detyrën dje.
Gjithsesi, Peci veçse ka hyrë në brendi të objekteve, për ta ushtruar detyrën sipas ligjeve në fuqi.
Është raportuar se aty ka pasur përleshje mes protestuesve dhe Policisë, teksa ka pasur të shtëna me armë dhe hedhje të gazit lotsjellës, kurse serbët kanë djegur një veturë të Policisë së Kosovës.
Ata kanë bllokuar edhe hyrje daljet e Leposaviqit, përmes barrikadave të vendosura me kamionë.
Arbresh.info do ju mbajë të informuar në lidhje me çdo gjë që ndodh në atë pjesë të vendit./Arbresh.info
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...