Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, si komandant i përgjithshëm i ushtrisë serbe, ka nënshkruar një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë në nivelin më të lartë, tha për televizionin Pink ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq.
Ai këtë e ka thënë me rastin e acarimit të situatës në veri të Kosovës të premten, ku janë ndezur sirenat e alarmit.
“Prishtina po shkon më tej drejt përshkallëzimit dhe dhunës kundër komunitetit serb”, tha Vuçeviq.
Siç raportoi tabloidi serb Novosti, Vuçiq ka vendosur për këtë veprim për shkak të dhunës që po ushtron “policia speciale e Albin Kurtit ndaj popullit serb në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq”.
Gjithashtu, presidenti i Serbisë ka “kërkuar” nga NATO që “urgjentisht të ndalojë dhunën ndaj serbëve”.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...