Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Osmani u takua me Presidenten pas takimit me kryediplomaten e Kosovës, Donika Gërvalla, me të cilën tha se tensionet në veri duhet të ulen dhe të hapet rruga për dialogun.
Pas Presidentes, Bujar Osmani do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Bujar Osmani është duke e zhvilluar vizitën në Kosovë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, kjo pasi Maqedonia e Veriut sipas radhës po e drejton OSBE-në, gjatë ditës së enjten Osmani ka qëndruar edhe në shtetin serb./Arbresh.info
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...