Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami me rastin e ndarjes së bursave për studentët e Universitetit të Prishtinës është shprehur që ndihet krenar dhe me fat që po ndahen bursat për studentët më të mirë dhe për gjeneratat e reja duke shprehur mirënjohje për ta dhe besim që këta studentë pasi që këta do të zhvillojnë shtetin e Kosovës
Ai tha se studentët kanë një ëndërr dhe ëndrra e tyre është që të kenë një arsim të lartë dhe cilësor, e për këtë ai premtoi që misionin e arsimit cilësor ta bëjnë realitet.
“Mund ta bëjmë shtetin tonë shtet krenar të fuqishëm, sepse kemi një rini të shkëlqyeshëm dhe keni një mision historik dhe keni për mision zhvillimin e vendit dhe integrimin në familje evropiane. Ju studentë nesër do të jeni liderë të Kosovës”, tha Bajrami.
Ai tha se Ministria dhe Qeveria janë duke punuar që viti 2016 të jetë viti i cilësisë dhe në këtë vit nuk do të flitet për cilësinë por do ta demonstrojnë atë.
Njëri nga përfituesit e bursës Bajram Neshati tha se ndihet mirë që puna e tyre po shpërblehet dhe se ky është edhe një motiv për të shkuar më tutje.
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...