Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka thënë se ka prova të padiskutueshme se sulmi kibernetik në Shqipëri u orkestrua dhe u sponsorizua nga Irani.
Xhaçka këtë deklaratë e bëri gjatë një takimi në Këshillin e Sigurimit mbi sigurinë kibernetike të organizuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja.
Ajo tha se janë të shqetësuar rreth rritjes alarmante të sulmeve kibernetike.
“Teknologjia dhe inovacioni i pandërprerë po ndikojnë jetët tona dhe të ardhmen tonë. Na takon ne të përcaktojmë rrugën që duhet të marrë teknologjia. Në një dekadë Shqipëria ka ndërtuar gradualisht një shoqëri dixhitale në rritje. Aktualisht, më shumë se 1,200 shërbime kryesore qeveritare ofrohen online. Dixhitalizimi kërkon një hapësirë kibernetike të lirë, të hapur, të qëndrueshme dhe të sigurt. Përparimi i shpejtë teknologjik mbart gjithashtu rreziqe dhe sfida. Të shqetësuar për rritjen alarmante të sulmeve kibernetike që synojnë shtetet dhe infrastrukturat e tyre jetike”, ka thënë ajo.
Sipas saj, vetëm këtë vit janë bërë më shumë se dyzet sulme kibernetike ku siç u shpreh Xhaçka kanë prekur 19 vende.
“Sulmi kibernetik në Shqipëri, kemi prova të padiskutueshme se u orkestrua dhe u sponsorizua nga Irani. Dëmi u frenua, por ishte një dëshmi e brutalitetit të aktivitetit keqdashës kibernetik. Akte të tilla përbëjnë një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe duhet të trajtohen si të tilla. Veprimet e Rusisë kanë shkaktuar bllokime në komunikim jo vetëm në Ukrainë, por edhe në pjesë të tjera të Evropë.
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë shënjestruar sistematikisht nëpërmjet fushatave të manipulimit të informacioni. E gjitha kjo për të shkaktuar paqëndrueshmëri politike dhe për të minuar aspiratat e tyre euro-atlantik. Koreja e Veriut është bërë po ashtu një shembull famëkeq i aktiviteteve të përsëritura keqdashëse”, ka thënë ndër të tjera Xhaçka./Tch/
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...