Ngjarjet e ditës

07:18 | 26 Maj 2023
Diellza Gashi

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme:

09:00

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani  Pas takimit të dy homologët  mbajnë konferencë për medie. (Objekti i MPJD-së)

10:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në hapjen e Odës Nordike. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).

10:00

Zv.ryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, organizon takimin konsultativ ku do të diskutohet rreth Ligjit për persona me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Qeverisë)

10:00

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese bën intervistimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)

10:25

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është kryesues aktual i OSBE-së. (Kabineti i Presidentes)

11:00

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban dëgjim publik për Projektligjin për Zhvillim Rajonal të Balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

12:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në detyrën e kryesuesit të OSBE-së. (Ndërtesa e Qeverisë)

12:45

Fondacioni “Hasan Prishtina” mundëson shfaqjen e premierës së filmit dokumentar “Gjurmëve të Hasan Prishtinës”. (British School of Kosova, Fushë-Kosovë)

14:00

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shpërndan certifikatat për kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës. (Ish-objekti Rilindja)

14:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, viziton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. (Vushtrri)

16:00

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së mban mbledhje. (Hotel “Emerald”)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme