Paulo Dybala mund të humbasë finalen e Europa Leagues ku Roma luan kundër kampionit të gjashtëfishtë, Sevillas.
Kjo sipas trajnerit të klubit romak, Jose Mourinho, i cili ka folur të enjten për mediat.
Argjentinasi, i cili ka shënuar 16 gola dhe ka bërë tetë asistime në të gjitha garat këtë sezon, nuk është rikuperuar ende plotësisht pas një lëndimi në fund të muajit të kaluar.
“Unë nuk mendoj se ai mund të luajë. Do të isha i lumtur nëse Paulo mund të ishte në stol dhe të luante pesëmbëdhjetë ose njëzet minuta. Dybala është ende me mjekët”, u ka thënë gazetarëve trajneri portugez.
Finalja e Europa League zhvillohet të mërkurën në Budapest.
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt