Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për muajin prill 2023.
Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.
“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit prill 2023: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21 127 familje me gjithsej 83 811 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 3 054 familje”, njofton ASK-ja.
Ndërkaq, nga skema e pensioneve bazike të moshës janë 143 522 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48 625 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 36 780 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 094 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 008 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 163 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 763 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 831 përfitues.
Kurse nga skema për pensionet e Trepçës janë 1 599 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) janë 1 291 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 720 përfitues; dhe nga skema për pensionet invalidore janë 55 përfitues.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), njofton gjatë muajit prill 2023 janë braktisur 3 fëmijë./Arbresh.info/
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...