Tre persona janë vrarë, duke përfshirë dy oficerë polici, dhe një është plagosur nga një sulm me thikë në zonat rurale të Japonisë, thanë mediat atje.
Oficerët dolën në vendngjarje të enjten pasi një këmbësor raportoi për një trazirë në qytetin Nakano, në prefekturën qendrore japoneze Nagano.
Një dëshmitar tha për televizionin publik NHK se një grua u rrëzua, derisa po ndjekej nga i dyshuari, i cili më pas e goditi me thikë dhe qëlloi dy oficerë policie me një armë gjahu teksa arritën në vendngjarje.
“Një grua erdhi me vrap nga rruga duke thënë ‘më ndihmo’ dhe ajo u rrëzua”, tha burri.
“Pas saj erdhi një burrë i kamufluar dhe me një thikë të madhe, i cili e goditi në shpinë”.
Personi i katërt i plagosur nuk mundi të shpëtohej sepse ai ishte afër vendit ku ishte izoluar i dyshuari.
Policia e përshkroi sulmuesin si një burrë me kapele, maskë dhe syze dielli, tha agjencia e lajmeve Kyodo. Zyrtarët e qytetit u kërkuan atyre në zonë të qëndrojnë në shtëpi. Nuk dihen menjëherë detaje të tjera, përfshirë të dyshuarin dhe motivet e tij.
Krimet që përfshijnë armë janë jashtëzakonisht të rralla në Japoni, ku zotërimi i armëve është i rregulluar fort dhe kushdo që kërkon të zotërojë një armë duhet të kalojë një proces rigoroz përpara se të jepet një licencë, shkruan Al Jazeera.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...