Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e ka mirëpritur për vizitë një grupi pesonash me aftësi të kufizuara në dy vende objekte të trashëgimisë kulturore.
Përmes një njoftimi në Facebook nga MKRS, bëhet e ditur se kjo vizitë vjen në kuadër të bashkëpunimit midis kësaj ministrie, HANDIKOSI-t dhe CHwB Kosovës.
“Mirëpritja e personave me aftësi të kufizuara në asete të trashëgimisë kulturore, baraz me vizitorët tjerë duhet të pranohet si detyrë e vërtetë e përgjegjësi dhe po angazhohemi që kjo të ndodhë”, thuhet në njoftim.
“Lidhur me këtë qëllim, një grup i personave me aftësi të kufizuara vizituan muzeun ‘’Nënë Tereza” dhe Kishën ‘’Zonja e Bekuar’’ në Prizren, për të parë për së afërmi hapësirat dhe për të identifikuar bashkërisht pengesat që mund të adresohen për frekuentimin tyre. Këto aktivitete me synim të vetëdijësimit dhe veprimeve konkrete, po mundësohen në kuadër të projektit ‘’Nuk ka trashëgimi kulturore pa ne!’’, implementuar nga HANDIKOS, në bashkëpunim me CHëB Kosova, mbështetur nga MKRS”, thuhet në postimin e MKRS-së./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...