Milot Rashica është duke e shijuar një sezon të shkëlqyeshëm në fanellën e Galatasarayt.
Ylli kosovar është i huazuar në klubin turk nga Norwichi deri në fund të sezonit.
Drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm ta shesin kartonin e përfaqësuesit kosovar për një shumë të arsyeshme, përkatësisht të kënaqshme.
Siç dihet, klubi më i interesuar për shërbimet e vushtrriasit është Galatasaray, i cili synon ta blejë kartonin e tij.
Megjithatë, ditë më parë në garë u fut edhe Burnley, i cili po mundohet ta rikthejë në Angli ish-futbollistin e Werder Bremenit.
E tash, sipas mediumit turk “Fotospor”, edhe gjiganti tjetër nga Stambolli, Fenerbahçe, ia ka vënë syrin futbollistit ofanziv.
Feneri kështu do ta rivalizojë edhe në këtë rast rivalin e përbetuar të qytetit.
Por, mbetet të shihet se cili klub do t’i ofrojë më shumë para Norwichit dhe kushte më të mira Rashicës.
Lojtari anësor ka thënë se ndihet mjaft i lumtur në Galatasaray, por futbollit nuk i dihet kurrë.
Galata i ka bërë gati 7 milionë euro për kartonin e lojtarit, por duket se Norwichi i kërkon së paku 10 milionë.
Miloti i ka zhvilluar 29 ndeshje këtë sezon deri tash në ekipin nga Stambolli duke i realizuar 6 gola. /Ge/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...