Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zgjerimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, hetimit financiar dhe ekspertizës financiare ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve F.C., R.S., L.G. dhe E.S., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi”, nga neni 323, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenet 31 dhe 77 të KPRK-së dhe “Shmangia nga tatimi”, nga neni 307, paragrafi 1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, të pandehurit e lartcekur në vazhdimësi, duke filluar nga mesi i vitit 2020 e deri më 12.10.2022, në Prishtinë dhe në vende të tjera në Kosovë, duke vepruar në bashkëkryerje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanë mashtruar të dëmtuarit, përmes komunikimit në forma të ndryshme dhe emra të rrejshëm përmes rrjeteve sociale, duke i vënë në lajthim kinse do të përfitonin shuma të mëdha të parave, me qëllim të investimit në kriptovaluta në një platformë të emëruar GREEN-SKRILL, ashtu që të dëmtuarit kanë vepruar në dëm të pasurisë së tyre, duke iu dhënë para kesh dhe duke iu dërguar shuma të ndryshme të parave në emër të pandehurve në institucionet mikrofinanciare, çka me këto veprime të pandehurit kanë realizuar përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme, dhe atë në shumën e përgjithshme 304,539.00€ (treqind e katër mijë e pesëqind e tridhjetë e nëntë euro), me ç ‘rast të dëmtuarve iu kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm pasuror, thuhet në komunikatë.
Me këto veprime te pandehurit kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, të pandehurit: F.C., (në cilësinë e pronarit të biznesit), R.S., (në cilësinë e personit fizik) dhe E.S., (në cilësinë e personit fizik) dhe L.G., (në cilësinë e personit fizik), në vazhdimësi, duke filluar nga mesi i vitit 2020 e deri më 10.10.2022, i janë shmangur tërësisht pagesës së tatimit dhe kontributeve pensionale, në atë mënyrë që derisa kanë pranuar të ardhura përmes institucioneve mikrofinanciare, nuk e kanë deklaruar tatimin që kërkohet me ligjin e Administratën Tatimore të Kosovës, çka me këto veprime i janë shmangur tatimit dhe kontributeve personale në vlerë prej 39,734.34€ (tridhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e tridhjetë e katër euro).
Me këto veprime të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”, nga nenin 307 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë, si dhe të pandehurit F.C., t’i vazhdohet masa e paraburgimit, pasi që ende nuk kanë pushuar shkaqet ligjore për qëndrimin e tij në paraburgim . /Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...