Vodhi mbathje dhe një çantë me para në Pejë, arrestohet 39-vjeçari

11:31 | 25 Maj 2023
E.H

Një person është arrestuar sot në Pejë, i dyshuar për dy raste të ndara për “Vjedhje”

Policia e Kosovës njofton se me datën 24.05.2023 në Stacionin Policor në Pejë, ёshtё paraqitur viktima, i cili deklaron se me datё 22.05.2023 rreth orёs 22:30, ka vërejtur se iu janё vjedhur njё palё mbathje (Puma), me vlerё 78 euro, dhe përmes video incizimeve vërehet personi i dyshuar.

Ndërsa, po atë ditë është paraqitur edhe një viktimë në stacionin Policorë në Pejë e cila deklaroi se nga po i njëjti person i dyshuar, iu ёshtё vjedhur çanta e krahut sё bashku me 100 euro, pasaporta dhe letërnjoftimi.

Policia ka arritur ta arrestoj të dyshuarin R.B., viti i lindjes 1984 i cili me vendim të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme