Komuna e Zubin Potokut do të drejtohet tashmë nga kryetari i ri Izmir Zeqiri, i cili sapo dha betimin si i pari i kësaj komune.
Zeqiri gjatë betimit të tij në Çabër tha se do të t’i kryejë detyrat dhe do t’i ushtrojë kompetencat me nder, besnikëri dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që të sigurojë kushte për një jetë të qetë për të gjithë.
Pas betimit, ai tha para asamblistëve kërkoi që të jenë të gjithë në nivel të përgjegjësisë më të lartë duke iu ofruar qytetarëve të Zubin Potokut pa asnjë dallim të gjitha shërbimet.
“Uroj që të jemi bashkë në punët dhe përgjegjësit tona, të jemi sa më të fokusuar që të zbatojmë ligjin e Republikës së Kosovës në tërë territorin e komunës së Zubin Potokut”, tha ai, gjersa falënderoi qytetarët që ia kanë dhënë besimin. /Telegrafi/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit