Një vajzë sulmohet nga babai i saj, mësuesja e raporton rastin në polici

09:58 | 25 Maj 2023
E.H

Një mësuese në Graçanicë dje ka raportuar në polici se një nxënëse e saj ishte sulmuar fizikisht nga babai i vet, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Graqanicë 23.05.2023-23:00. Me 24.05.2023 një femër kosovare ka raportuar se  nxënësen  e saj, viktimën femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht babai i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme