13-vjeçari gjendet i mbytur në liqenin e fshatit Shumbat të Dibrës

08:50 | 25 Maj 2023
E.H

Një 13-vjeçar është gjetur i pajetë në liqenin e fshatit Shumbat të Dibrës në Shqipëri.

Policia njofton se nga veprimet e para hetimore, dyshohet se adoleshenti është mbytur aksidentalisht. Nga këqyrja paraprake, në trupin e 13-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër pas kallëzimit të xhaxhait të 13-vjeçarit për humbjen e nipit, kanë nisur kërkimet në zonën e fshatit Shumbat, bazuar në informacionet se adoleshenti ishte parë afër liqenit të këtij fshati.

Pas rreth 2 orësh kërkime është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga liqeni i fshatit Shumbat, e trupit të pajetë të 13-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./tvklan.al

Të ngjashme