Istogu – kampioni i Kosovës në hendboll

21:56 | 24 Maj 2023
Orgesa Haziri

Dominimi i Istogut në hendbollin kosovar ka vazhduar.

Skuadra e Istogut në kategorinë e femrave është shpallur kampion i Kosovës, duke e fituar kështu titullin e dytë pas asaj të Kupës.

Në finale të plejofit mposhtën Vushtrrinë, me dy fitore bindëse.

Ndeshja e dytë e zhvilluar në Vushtrri përfundoi me rezultat 35:28.

Për Istogun është titulli i tretë i kampionit në histori dhe i dyti rresht.

Në edicionin me të gjitha fitore, Istogu i është gëzuar edhe Kupës së Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme