Google ADS

Ministria e Mbrojtjes ukrainase konfirmoi për herë të parë se përdori raketa Storm Shadow

20:10 | 24 Maj 2023
Orgesa Haziri

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov ka konfirmuar se forcat e armatosura të vendit të tij tashmë po përdorin raketa britanike me rreze të gjatë veprimi Storm Shadow.

Deklarata është bërë nga ministri i Mbrojtjes gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që dha me homologun e tij britanik Ben Wallace, i cili po viziton Kievin, shkruan gazeta Novaya Gazeta Europe, duke cituar RBC-Ukraina.

“Ne patëm mundësinë t’u shtrëngojmë duart pilotëve, të cilët janë trajnuar në Britani dhe tashmë po përdorin me sukses armën e quajtur Storm Shadow”, tha Reznikov.

Kjo është hera e parë që autoritetet ukrainase raportojnë se është përdorur një armë e tillë.

“Presidenti Putin duhet të kuptojë se ai nuk mund të fitojë një luftë të paligjshme që ai filloi. Nuk do të ketë sukses, ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar do të bëhet më i fortë në përballjen e tij me këtë agresion”, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në një deklaratë.

Reznikov nga ana e tij falënderoi Britaninë për mbështetjen e saj për Ukrainën që nga dita e parë e pushtimit të plotë të Rusisë./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme