Vitet e fundit industria e turizmit në Berat, po njeh rritje të konsiderueshme. Shumë biznese të reja në fushën e hoteleri-turizmit janë hapur për t’ju përgjigjur kërkesës së lartë, por fuqia punëtore në qytet, nuk mjafton për të plotësuar nevojat që kanë këto biznese.
Denisa Qeraj Menaxherja e një prej hoteleve të Beratit, shprehet se edhe pse ky vit ka pasur një kërkesë të shtuar nga ana e turistëve për akomodim në hotelin që ajo menaxhon, mungesa e stafit ka bere që shërbimi ndaj turistëve të ketë mangësira.
“Këtë vit kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi goxha fluks turistësh por problemi qëndron për pjesën e punonjësve është shumë e vështirë për ta përballuar. Sa më shumë fluks të ketë Berati ose një biznes siç jemi ne një biznes i madh duhet të ketë më shumë staf që ne të jemi më të kompletuar”,-tha Denisa Qerja, Menaxhere hoteli
Por paradoksi qëndron në faktin se në zyrën e punës në berat, janë mbi 1 mijë të regjistruar si punëkërkues. Këtë e konfirmon edhe drejtoresha e zyrës së punës në këtë qytet.
“Na rezultojnë të regjistruar punëkërkues të papunë në numrin 2661 kjo është një shifër rajonale, konkretisht për qytetin e Beratit janë 1063 punëkërkues të papune”, -tha Migena Toto, Drejtoresha e Zyrës së punës Berat
Toto shprehet se zyra e punës ka krijuar programe punësimi për të adresuar punëkërkuesit e regjistruar.
“Zyra e punës ka në zbatim projekte të ndryshme siç janë projektet e nxitjes së punësimit, gjatë vitit 2022 dhe në vazhdim ato janë duke u zbatuar, janë programe që aplikohen dhe zbatohen te punëkërkues të papunë”,-tha Migena Toto, Drejtoresha e Zyres së punës Berat.
Por për biznesin, bashkëpunimi me zyrën e punës ka qenë i pa suksesshëm.
“Pjesa e parë është zyra e punës, që ata venë edhe kërkojnë pastaj i shpërndajnë, vijnë punojnë dy ose tre ditë pastaj largohen”,-tha Denisa Qerja, Menaxhere hoteli.
Madje, interes më të lartë për të punuar në Berat kanë treguar më shumë të huajt se shqiptarët.
“ Mua më kanë ardhur disa kërkesa sidomos nga Dubai ose e-maile nga Izraeli për të ardhur punonjës të huaj në punë, Ne vërtet punojmë me turistë të huaj por problem është që a përputhet stafi shqiptar me pjesën e huaj që ata kanë disa kërkesat e tyre që ne duhet ti përshtatemi”,-tha Denisa Qerja, Menaxhere hoteli.
Por jo vetëm turizmi, edhe sektori fason i cili po njeh një rritje të shpejtë vitet e fundit në Berat, po vuan nga mungesa e krahut të punës./euronews
Hetimi i brendshëm konstaton mangësitë në atentatin ndaj Tru...
Begaj në Ditën e Paqes: Bota është trazuar në mungesë të saj
Sulmuan fizikisht zyrtarët policorë, arrestohen tre persona ...
Sekuestrohen barna pa banderola me vlerë 1500 euro, arrestoh...
Serbia përgatit 500 trupa për ndërhyrje në veri, Shala: Nuk ...
PSG refuzon t’i paguajë shifrën marramendëse Mbappes