Dëshmi se si “VisaMetric” i detyronte qytetarët të nënshkruanin dokumentin që i obligonte të paguanin 30 euro

16:21 | 24 Maj 2023
K.B

Portali Arbresh.info ka siguruar dokumentin ku shihet se si VisaMetric i detyronte qytetarët të nënshkruanin për pagesë prej 30 euro.

A.K për Arbresh.info thotë se ai kishte aplikuar para tre ose katër muajsh për vizë gjermane dhe ishte detyruar nga punonjësit e “VisaMetric” që të nënshkruante dokumentin që kinse ai me vetëdëshirë pranon që dokumentet t’i kthehen përmes shërbimit postar që kushtonte 30 euro dhe jo ai të shkojë t’i marr fizikisht.

Madje, ai thotë se nënshkrimi i këtij dokumenti ka qenë i obligueshëm nëse ke dashur të aplikosh për vizë, raporton Arbresh.info.

I pyetur nga Arbresh.info se a është kontaktuar nga kjo kompani për kthimin e mjeteve tash pas vendimit të Gjykatës Komerciale, ai thotë se nuk është marrë më me këtë çështje.

Ndryshe, Gjykata Komerciale ia ka ndaluar kompanisë “VisaMetric” që të detyrojë aplikantët të paguajnë shërbimin postar për t’u kthyer pasaportat kur ata aplikojnë për viza në Ambasadën gjermane në Kosovë.

Po ashtu, Gjykata përmes vendimit të datës 15 mars ka obliguar këtë kompani që t’ua lejojë qytetarëve që të mund t’i tërheqin pasaportat e tyre edhe fizikisht, në zyrat e tyre, përderisa deri më tani, kjo gjë nuk është mundësuar.

“VisaMetric” është kontraktuesi i vetëm zyrtar i Ambasadës Gjermane në Prishtinë për pranimin e aplikacioneve për viza Schengen nga shtatori i 2022-ës./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Gjykata refuzon caktimin e paraburgimit për drejtorin e “Visametric”, ia konfiskon pasaportën

Kërkohet masa e paraburgimit ndaj drejtorit të ”Visametric” – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme