Arrestohen tre persona në Viti për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

14:47 | 24 Maj 2023
E.H

Pas një punë hetimore/operative për disa muaj, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arritur të siguroj dëshmi se i dyshuari me inicialet A.R shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dyshohet se është regjistruar si shtetas i Republikës së Kosovës në Komunën e Vitisë në mënyrë të kundërligjshme.

Regjistrimi në sistemin elektronik është bërë nga zyrtari M.D., në komunën e Vitisë dhe për këtë A.R kishte paguar një shumë prej 10 mijë euro.

“I dyshuari i lartcekur (A.R.) është regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile, nga zyrtari i gjendjes civile (M.D.) në Komunën e Vitisë dhe është pajisur nga sistemi elektronik i gjendjes civile me dokumente personale (certifikatë, ekstrakt të lindjes dhe letërnjoftim). Gjatë hetimeve i dyshuari (A.R.) është kuptuar se me rastin e regjistrimit si shtetas i Republikës së Kosovës kishte paguar shumen prej 10000,00 (Dhjetë mijë euro)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të dyshuarit e lartcekur me iniciale(A.R.) dhe (M.D.), janë arrestuar me datën 27.04.2023.

Pas hetimeve, policia njofton se edhe një person i tret është i përfshirë në këtë rast si ndërmjetësues sepse A.R dhe M.D nuk njihen në mes veti.

“Hetimet rreth njëmujore profesionale nga hetuesit policor rezultuan me identifikim të dyshuarit të tretë me iniciale (Z.H.), i cili dyshohet se ka bërë ndërmjetësimin, duke pranuar shumën prej 10000,00 (Dhjetë mijë euro) nga (A.R.) duke ia dhënë të dyshuarit (M.D.), dhe kështu tre (3) të dyshuarit në bashkëpunim dyshohet se kanë kryer veprat penale “Dhënie të Ryshfetit”, “Marrje të Ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i detyrës apo autoritet zyrtarë””, thuhet në njoftim.

Z.H është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme