Qeveria miratoi draft-strategjinë e mbrojtjes së Kosovës

12:22 | 24 Maj 2023
A. B.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u tha se në këtë dokument do të përcaktohen objektivat kryesore për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit, modernizimin e kapaciteteve ushtarake, bashkëpunimin bilateral, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, etj.

“Kosova do të jetë kontribuuese rajonale e sigurisë dhe pjesëmarrëse në operacionet ndërkombëtare mbështetëse humanitare dhe paqësore në përputhje me aspiratat tona të anëtarësimit në NATO”, tha kryeministri Kurti.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se objektivat në draft-strategjinë e mbrojtjes janë bazuar në interesat shtetërore në planin afatmesëm dhe afatgjatë.

Ai tha se kjo strategji ofron drejtimin kryesor për organizimin e sistemit të mbrojtjes për t’iu përgjigjur kërcënimeve dhe rreziqeve ndaj Kosovës. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme