Google ADS

Qeveria ndan nga 100 euro shtesë për punëtorët e ndërmarrjeve publike

11:49 | 24 Maj 2023
A. B.

Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e Kosovës ka vendosur që t’ua ndajë nga 100 euro shtesë të gjithë punonjësve të administratës dhe ndërmarrjeve publike të cilët kanë pagë primare deri në një mijë euro.

Vendimi u miratua sot në mbledhjen e Qeverisë, shkruan Arbresh.info

Ky vendim u miratua në kuadër të zbatimit të Pakos për Ringjallje Ekonomike, pika për mbështetjen e likuiditetit familjar.

Pika 1.4 e këtij vendimi parasheh ndarjen e 100 eurove shtesë në pagat e punonjësve të shtetit.

“Në kuadër të masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar, të gjithë punonjësit në ndërmarrjet publike që marrin pagë primare deri në njëmijë (1,000 €) e që kualifikohen për përfitim, mbështeten me shumen e njëhershme prej njëqind euro (100 €)”, thuhet në pikën 1.4 të masës 3.6 të pakos. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme