Seriali “Rrushe” është transmetuar me titra shqip-shqip në televizionin shqiptar “Top Chanel”.
Kaq ka mjaftuar që në rrjete sociale kanë nisur reagimet e forta dhe pakënaqësitë e mëdha.
Një reagim e ka pasur edhe aktori i njohur, Fatmir Spahiu.
Ai e ka cilësuar pozitive përkthimin, pasi sipas tij i është bërë marketingu më i madh serialit.
E ndër të tjera ai u shpreh se problemi i vetëm këtu është pasi Shqipëria gjithmonë e ka parë si treg Kosovës, ndërsa në të kundërtën jo.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Mirmëngjes njësha,
Dmth Marketing më i madh një produkti audiovizuel kosovar, ska mujtë me ju ba se sa kjo me këtë përkthim serialit në fjalë në Top të Shqipërisë.
Këtu e shoh një problem, bëhet fjalë për përkthim dhe adaptim e jo për subtitles apo titrim, këtu fle lepuri dhe ndodh ofendimi.
Gjithsesi, është avansim, me shumë vonesë, i shfaqjes së produkteve shqiptare të Kosovës në tv të rëndësishme të Shqipërisë. Eshtë për me i zgurdullu sytë dhe me mendu perdite se si prodhimet
audiovizuele te Shqiperise kane gjet dhe kane patur treg Kosoven dhe troje tjera jashte dhe diasporen e tyre, kurse prodhimet tona KURRE nuk e kane pas treg Shqiperine, kam pas shkru per kete
para 8mij vjete por sasi…
Eshte e thjeshte kjo pune dhe qendron tek dashuria e pa kusht qe ne kemi per Shqipnine e vogel.
Ne Kosove eshte dite kush eshte nenkrytar i kuvendit te bashkise se Librazhdit kurse nga ana tjeter ka njerez me shumice qe kurre nuk e kane vizitu ta them Lidhjen Shqiptare te Prizrenit.
Kjo lloj qasje hyn ne kategorine “Une duj Rrahimin, Rrahimi duj veten”.
Gjithsesi eshte detyre e jona qe ne ti flasim keto gjera dhe probleme cdo dite, ti evidentojme ato, ti trajtojme, por asnjehere ne drejtim te krijimit te ndarjeve dhe perçarjeve ne mes nesh, se sbene!
Shqiperia eshte e jona, e tyre, por me se shumti atyre qe kane derdh gjak per kete flamur 🇦🇱 per me pas na mundesi me palavite muhabete te tilla!
“Rrushe” eshte nje serial i mire, lujne disa aktor te shkelqyeshem, ju ftoj ta shikoni. /Arbresh.info/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...