Duke vënë në dukje se mbi 100 milionë njerëz u klasifikuan si refugjatë në vitin 2022, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u tha vendeve anëtare se nuk po i përmbushte angazhimet e tij.
Guterres u bën thirrje palëve të përfshira në konflikte të armatosura në të gjithë botën që t’i japin përparësi mbrojtjes së civilëve.
“94 përqind e viktimave në zonat e populluara ishin civilë,” tha ai gjatë një debati mbi mbrojtjen civile në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të martën.
“Lufta po shkatërron jetë në mbarë botën. Ne duhet të intensifikojmë përpjekjet tona për të parandaluar konfliktin, për të mbrojtur civilët, për të ruajtur paqen dhe për të gjetur zgjidhje politike për luftën”, ka thënë Guterres.
Sipas shefit të OKB-së, “e vërteta e tmerrshme” është se bota po dështon të përmbushë angazhimet e saj për të mbrojtur civilët, angazhime të parashikuara në të drejtën ndërkombëtare humanitare.
Në vitin 2022, më shumë se 100 milionë njerëz në të gjithë globin u klasifikuan si refugjatë. Ata janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre kryesisht për shkak të konfliktit, dhunës, shkeljes së të drejtave të njeriut apo persekutimit, shkruan Euronews.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...