Një person është therur me thikë dhe disa të tjerë janë lënduar pas një rrahje që ka ndodhur në Vushtrri, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Lidhur me rastin, tre persona janë arrestuar.
Dy janë liruar me vendim të prokurorit ndërsa njëri është dërguar në mbajtje.
“Vushtrri 23.05.2023-22:40. Raportohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personave ka ardhur deri te rrahja, ku si pasojë lëndime trupore nga therrja me thikë ka pësuar viktima mashkull kosovar, i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rastin tre meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa njëri dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave