Google ADS

Rrahje në Podujevë, plagoset me armë një person

09:47 | 24 Maj 2023
E.H

Një person është plagosur me armë zjarri në Podujevë pas një përleshje mes disa personave, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Po ashtu, edhe tre persona të tjera janë lënduar dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe një shkop druri.

Pas tretmanit mjekësor, të lënduarit janë liruar, ndërsa një i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Podujevë 23.05.2023 – 10:48. Është raportuar për një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë, një person mashkull kosovar është plagosur nga arma e zjarrit i cili më pas është dërguar për tretman mjekësor, po ashtu tre meshkuj kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe një shkop druri. Të gjithë të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar. Me vendim të prokurorit, një i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme