Fillon plani operativ “Skuteri” në Ferizaj, vetëm sot janë shqiptuar 16 gjoba ndaj motoçiklistëve

09:32 | 24 Maj 2023
E.H

Ka nisur plani operativ “Skuteri” në rrugët e Ferizajt, me ç’rast Policia e Kosovës po ndalon dhe kontrollon motoçikletat.

Siç thuhet në njoftim, sot janë shqiptuar 16 gjoba kundërvajtëse, prej tyre:

tetë gjoba për drejtimin e motoçikletës pa regjistrim, dy gjoba për drejtimin e motoçikletës pa patentë shoferë, dy gjoba për drejtimin e motoçikletës pa helmetë dhe katër motoçikleta të konfiskuara, përcjell Arbresh.info.

“Policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, më qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion dhe respektimin e ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme