Cristiano Ronaldo ka shënuar një gol të bukur nga distanca në fitoren e Al-Nassr ndaj Al-Shabab në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Arabisë Saudite.
Al-Nassr ka fituar me rikthim me rezultat 3-2 ndaj Al-Shabab në takimin e zhvilluar në ‘MRSOOL Park’ të Riadit.
Cristian Guanca (25’, 40’) shënoi për epërsinë 0-2 të mysafirëve, ndërsa Anderson Talisca (44’) dhe Abdulrahman Ghareeb (51’) u përkujdesen për barazimin 2-2.
Goli i tretë dhe i fitores për vendasit u shënua në minutën e 59-të dhe ishte ylli kryesor i skuadrës, Ronaldo, i cili ia siguro tri pikë Al-Nassr.
⌛️ || Full time, 🔥💪@AlNassrFC 3:2 #AlShabab
Ghareeb ⚽️
Talisca ⚽️
Ronaldo 🐐 pic.twitter.com/T1f3Jxby7V— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) May 23, 2023
Ky gol i sulmuesit portugez ishte i bukur pasi erdhi nga një distancë prej rreth 20 metrave dhe një veprimi individual të mëhershëm.
Ajo që ra në sy ishte festa e Ronaldos, i cili pas golit u përkul në gjunjë, duke bërë ‘sexhde’.
Me këtë gol, Ronaldo arriti në kuotën e 14 golave nga 15 ndeshje të zhvilluara në Superligën e Arabisë, teksa ka shtuar edhe dy asistime.
Sexhde është fjalë arabe që do të thotë përulje ndaj Zotit në drejtim dhe që bëhet për çdo namaz. Gjatë sexhdes, myslimani e lavdëron Allahun. Sexhdeja bëhet duke vendosur ballin, hundën, dy duart dhe këmbët në tokë./Telegrafi/
Ronaldo 🐐 pic.twitter.com/ruBgEOwoyk
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) May 23, 2023
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...