Për ditën e mërkurë moti në Shqipëri do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare.
Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të herëpashershme me diell.
Në relievet kodrinore – malore pas orëve të mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen
Në zonat malore 11 deri 27°C
Në zonat e ulëta 12 deri 30°C/tch
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...