Spanjë, arrestohen 9 persona për blerje votash

18:41 | 23 Maj 2023
Orgesa Haziri

Të paktën nëntë persona u arrestuan dje dhe sot në Melilla, Spanjë, disa ditë përpara zgjedhjeve lokale të 28 majit, si pjesë e një hetimi për mashtrim të dyshuar elektoral, thanë autoritetet.

“Një operacion policor është duke u zhvilluar si pjesë e një hetimi për rastin e votave postare. Shumë vende në qytet u kontrolluan dhe disa persona u arrestuan”, tha prefektura e kësaj zone, e cila ka statusin e veçantë të një qyteti autonom dhe ndodhet në bregdetin verior të Marokut.

Prefektura më pas sqaroi se të paktën gjashtë persona u arrestuan sot dhe tre të hënën.

Sipas mediave spanjolle, hetimet kanë për qëllim një sistem që dyshohet se ka blerë vota postare. 50 deri në 200 euro u ofroheshin familjeve që përballeshin me vështirësi financiare në këmbim të votës së tyre.

Dyshimet e autoriteteve u ngritën nga rritja e numrit të votave postare, gati 20%, pra shumë më tepër se ajo e zgjedhjeve të mëparshme në 2019 dhe shumë mbi mesataren kombëtare./abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme