Google ADS

Bislimi e Erik Weststrate flasin për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian

18:19 | 23 Maj 2023
K.B

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim Drejtorin e Departamentit për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës, Erik Weststrate, të shoqëruar nga ambasadorja e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Në takim u ritheksua vendosmëria e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

U shpreh mesazhi i qartë se vendi ynë e sheh të ardhmen e saj në BE, në arritjen e standardeve evropiane dhe punën e vazhdueshme në zbatimin e reformave të agjendës evropiane.

Kosova është gati të bëjë hapa të mëtejshëm drejt Bashkimit Evropian dhe ta dërgojë marrëdhënien me BE-në në një nivel tjetër. Zëvendëskryeministri Bislimi tha se institucionet tona janë të maturuara dhe të gatshme për të kontribuar pozitivisht në këtë proces e për të ecur tutje në përmbushjen e hapave të nevojshme, në rrugën drejt BE-së.

Bislimi e informoi  Weststrate dhe ambasadoren Lobbezoo edhe mbi procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel, të hënën e kaluar.

Në përfundim të takimit palët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy shteteve tona, e për të vijuar intensifikimin e tyre.​/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme