Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministrin e shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për mundësitë që të rritet edhe më tej bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.
Kryeministri Kurti e falënderoi për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj, teksa e uroi për kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.
Ai e njoftoi ministrin Heappey me progresin e Kosovës në këto dy vite qeverisje, duke theksuar se Kosova ka bërë rritje të shënuar ekonomike si për nga rritja e GDP-së, po ashtu edhe e investimeve dhe rritjes së të hyrave.
Pasi theksoi rritjen e buxhetit në fushën e mbrojtjes, vlerësoi të nevojshëm rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Mbretërisë së bashkuar në këtë drejtim me bashkë-zbarkime, trajnime dhe pajisje të reja ushtarake.
Deri më tani 28 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses programin e edukimit ushtarak në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Sandhurst.
Ministri Heappey nënvizoi që Kosova është histori suksesi dhe duhet të punojmë së bashku për të promovuar progresin e arritur këtu.
U vlerësua se roli i Mbretërisë së Bashkuar në rajon i kontribuon lirisë, demokracisë dhe progresit, andaj edhe duhet të jetë sa më aktiv./Arbresh.info/
lexo edhe:
Ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Forcat e Armatosura, takon Kurtin
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...